BMW do të sjellë vogëlushin e mrekullueshëm Z2


Ka shumë njerëz që kanë mbetur të mrekulluar nga BMW Z4, por nuk e përballojnë dot çmimin e saj prej 33.950 eurosh.
Por mund të prisni, për të gjithë ju kompania BMW do të sjellë vëllain e vogël të Z4, një vogëlush Z2, që është edhe i bukur, por edhe me muskuj.
Për të krijuar makinën e re roadster, ata kanë marrë pak nga Mini e pak nga BMW e serisë 1.
Në treg makina do jetë duke nisur nga viti 2015, me dy versione, një me 163 kuaj fuqi dhe një tjetër me 272 kuaj fuqi.