“Harlem Shake”, një kërcim shumë i vecantë është shndërruar në fenomen global kohët e fundit ndërsa në Youtube kanë filluar të shfaqen me qindra video të kërcimtarëve amatorë që kërcejnë nën këtë ritëm.
Me këto ritme duket se “Harlem Shake”, do të konkuroj “Gangnam Style” e cila deri më tani dukej e paimagjinushme se mund sfidohej. Video zyrtare e këngëtarit koreano-jugor Psy, u bë e para video që tejkaloi numrin 1 miliard të klikimeve në Youtube, ndërsa sot ka afro 1.3 miliard klikime.
