Die Hard me fitime rekorde


Filmi i ri i Bruce Willisit “Die Hard” ka thyer rekorde të reja, 25 vjet pas publikimit të filmit të parë.

“A Good Day to Die Hard”, pjesa e pestë e filmit aksion ka fituar 4.5 milionë funte gjatë vikendit të kaluar, duke treguar që burri i fortë Willis nuk ka ndërruar asgjë që nga filmi i parë i vitit 1988.

Filmi ka larguar “Wreck-It Ralf” në pozitën e dytë, një film i animuar për fëmijë i cili fitoi 3.4 milionë funte.

Vendin e tretë e ka zënë komedia e re e Judd Apatow “Thi is 40” me 1.2 milionë funte duke lënë prapa në vendin e katërt mjuzikllin “Les Miserables” me 1.1 milion funte.

Filmi supernatyral “Beautiful Creatures” pozicionohet në top-pesëshe me 1.1 milion.

Filmi i ri i Danny Dyer “Run for Your Wife” dështoi të prekë majat që prej shfaqjes së tij të premten pasi që fitoi vetëm 602 mijë funte në arkat e kinemave.