Zërat e shoqatës së shkencëtarëve për ulje të efekteve serrë në mënyrë që të eleminohet një rritje e ndjeshme e temperaturës së planetit, duket se bien në veshë të shurdhër.
Një kërkim i ri shkencor “vëren” një rritje të temperaturës mesatare të Tokës më shumë se 5 gradë celcius deri në vitin 2100, në një kohë kur qëllimi mbarëbotëror është që kjo shifër të mos jetë më shumë se 2 gradë celcius.Të dhënat e paraqitura në studim janë tepër shqetësuese pasi ato tregojnë një rritje të sasisë së dioksidit të karbonit rreth 3% në 2011dhe 2,6% deri në fund të 2012.
E rëndësishme është se për çdo sekondë çlirohen në atmosferë afërsisht 1,1 milionë kilogram karbon.Kështu në fund të vitit të kaluar, përqëndrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti në 391 pjesë për milionë, duke paraqitur një tendencë rritje rreth 41%, që nga koha e revolucioit industrial.
Shifrat e paraqitura nga studimi janë shqetësuese pasi vihet re qartë një rritje e mesatares së emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë:në vitet 1980 ishte 1,9%, në vitet 1990 1% dhe në vitet 2000 3,1%.
Në vitin 1990, vendet në zhvillim llogariten për një emetim prej 35% të sasisë së përgjithshme globale të dioksidit të karbonit, ndërsa në vitin 2011 kjo shifër arriti në 58%.Pa përmendur nuk do lënë as SHBA-ja, pasi ajo kanë përqindjen më të lartë për frymë të emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.
“Është sikur askush nuk dëgjon zërin e shoqatës së shkencëtarëve.Na duhet tani një plan efektiv veprimi”, tha Corinne Le Coeur, drejtori i qendrës kërkimore mbi ndryshimet klimaterike në Tyndal në Mbretërinë e Bashkuar
