Dy satelitë të NASA-s do të përplasen sot në Hënë, pas një misioni që ka zgjatur 15 muaj. Qëllimi i tyre ishte që të studionin gravitetin e fqinjit më të afërt të Tokës.
Shkencëtarët thanë se satelitët Ebb dhe Flow do të përplasen në Hënë në një krater në polin e veriut.
Por nuk do keni mundësi të shihni ndonjë shkëndijë në sipërfaqen e Hënës. Kjo për shkak se satelitët nuk kanë karburant.
Satelitët do të drejtohen nga NASA për të realizuar një përplasje të koordinuar, duke mos rrezikuar që pjesët e tyre të bien në pjesë të rëndësishme historike të Hënës, siç është vendi ku janë ulur astronautët e Apollo.
Misioni ka kushtuar 496 milion dollarë. Satelitët u lëshuan në shtator të vitit të shkuar.
NASA thotë se misioni ishte një sukses.
