Nokia prezanton telefonin më të lirë në botë

Nokia prezanton telefonin më të lirë në botëNokia ka prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve , telefonin Nokia 105 me një çmim shumë të lirë €15 ($20) dhe synon tregjet në zhvillim, si dhe blerësit për herë të parë në Evropë. 

Ky është telefoni më i përballueshëm i kompanisë deri më sot. Telefoni vjen me ekran me ngjyra, orë me alarm, radio, elektrik dore dhe tastierë rezistente ndaj pluhurit dhe ujit. 

Nokia 105 është planifikuar të dalë në treg në tremujorin e parë të 2013 në tregjet e mëposhtme: Kinë, Egjipt, Indi, Indonezi, Nigeri, Rusi, Vietnam dhe tregjet e tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropë