Përleshje mes shqiptarëve dhe turqve në Vjenë

Përleshje mes shqiptarëve dhe turqve në VjenëVJENE-Katër persona janë plagosur nga armët e zjarrit, në një konflikt fizik që ka përfshirë shqiptarët dhe turqtë në lagjen Vienë – Ottakring, në kryqendrën austriake. 

Policia ka regjistruar rastin, duke theksuar se konflikti ka ndodhur për shkak të konkurrencës midis dy grupeve në biznesin e klubeve të natës dhe klubeve erotike. Në mesin e të plagosurve janë dy turq, një serb dhe një person tjetër me identitet të pazbardhur. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke theksuar se ajo ka ndarë turmën që po përlesheshin vetëm përmes të shtënave me armë në ajër. 

Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes 8 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm (9 mm dhe 7,62 mm). 

Policia ka marrë në pyetje 15 persona për të zbardhur rastin, ndër ta edhe 8 shtetas nga Kosova.