SHBA- Sfida e re mjekësore e kirurgëve amerikane është kryerja e transplantEve të organeve pa transfuzion të gjakut. Një teknikë e re që do të mund të përdoret si për pacientët të cilët refuzojnë një fakt të tillë për arsye fetare, por njëherësh edhe për të kryer operacione të sigurtë për pacientët. Rasti i fundit është ai i një gruaje prej 69-vjecare, Rebecca Tomczak, (Dëshmitare e Jehovait), e cila iu nënshtrua një një transplanti të mushkërive pa nevojën e transfuzionit të gjaku, në Spitalin Metodist në Hjuston. Ky nuk është rasti i parë në Amerikë. Operacioni u krye nga kirurge Scott Scheinin, i bindur se transfuzionet shpesh paraqesin rreziqe të panevojshme dhe duhet të shmanget ku është e mundur, madje edhe në raste të vështira. Scheinin filloi testimin e këtyre ndërhyrjeve në vitin 2009 në 10 pacientë, me rezultate të mira.
Përfitimet - Të dhënat tregojnë se një në çdo 400 njësi transfuzioni është e lidhur me ngjarjet negative të tilla si reaksione alergjike, për të mos përmendur këtu koston për ekonominë. Transplantimi pa transfuzion kushton 30 për qind më pak.