Delfinët thërrasin njëri- tjetrin me një fishkëllimë


Delfinët janë vlerësuar gjithmonë si tepër inteligjentë, por studimi më i fundit i universitetit të St. Andrews në Skoci ka arritur të zbulojë se ata janë në gjendje të thërrasin emrin e njëri-tjetër vetëm me anë të një fishkëllime. Sipas studimit, çdo ekzemplar është i pajisur me një tingull të ndryshëm, i dallueshëm nga delfinët e tjerë, që ndihmon në identifikimin e njëri-tjetrit.
“Kjo do të thotë se nëse kërkojnë dikë kur janë të ndarë, prodhojnë këto tinguj. Kjo ndodh edhe me ne njerëzit kur jemi larg njerëzve të dashur. Në një vend të mbipopulluar thërrasim emrin e miqve për t’u rigjetur”, shpjegon Stephanie King, autore e studimit që ka analizuar 250 ekzemplarë.
23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)