Po pse do pyesnit ju?
Ndeshja kishte karakter human dhe u realizua për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara.
Por, pas ndeshjes, sportisti i famshëm, idhull në Turqi për shumë të rinj që i bashkohen botës së futbollit, ishte i ftuar në Universitetin “Akif Ersoj”. Pas mbarimit të takimit në universitet Hakan Sukurr dha një konference shtypi për jetën dhe kujtime nga bota e futbollit, për mediat të cilat ishin të pranishme aty.
E ka jo padyshim ngjalli befasi dhe kënaqi në gjithë botën shqiptare./alb-observer.com/
Kush ishte Hakan Sukurr:
Hakan Şükür lindi më 1 shtator 1971 në Adapazar, Sakarya. Shukur u lind në një familje me prejardhje nga Prishtina. Babai i tij kishte lindur në Prishtinë.
Hakan luajti për kombëtaren turke 112 ndeshje dhe shënoi 51 gola. Vlerësohet si legjendë e këtij klubi. Gjatë karrierës ka shënuar 383 gola, shumicën prej tyre në fanellën e Galatasarayt. Mbahet ndërmend për rekordin e shënimit të golit më të shpejtë. Këtë e ka bërë mbrenda 11 sekondave në ndeshjen me Korenë Jugore në kampionatin botërorë në vitin 2002.
Karriera
1987-1990 : Sakaryaspor
1990-1992 : Bursaspor
1992-1995 : Galatasaray
1995-1995 : Torino FC
1995-2000 : Galatasaray
2000-2001 : Inter Milano
2001-2002 : Parma FC
2002-2003 : Blackburn Rovers
2003- : Galatasaray
