Rihanna, aktorja më e keqe e vitit

Rihanna, aktorja më e keqe e vititPër herë të parë provoi vetën në aktrim dhe nuk shpëtoi pa u shpërblyer. Rihanna, e cila javë më parë festoi datëlindjen e 25, është zgjedhur si aktorja më e keqe në rol dytësor, për rolin e saj në filmin Battleship. 

Ndërkohë çmimet Razzies, që ndahen për filmat më të këqij të vitit janë dominuar nga pjesa e fundit e sagës “Twilight”. 

Ky film u shpërblye me 7 nga këto çmime, përfshirë këtu filmin më të keq, aktoren më të keqe Kristen Stewart, aktorin më te keq në rol dytësor Taylor Lautner, kastin më i keq, regjisorin dhe sequel-in më të keq. 

Çmimet Razzies 2013: 

Filmi më i keq: Twilight Saga: Breaking Dawn, Part II 

Aktori më i keq: Adam Sandler (That's My Boy) 

Aktorja më e keqe: Kristen Stewart (Breaking Dawn, Part II dhe Snow White and the Huntsman) 

Aktori më i keq në rol dytësor: Taylor Lautner (Breaking Dawn, Part II) 

Aktorja më e keqe në rol dytësor: Rihanna (Battleship) 

Kasti më i keq: Breaking Dawn Part II 

Regjisori më i keq: Bill Condon (Breaking Daën, Part II) 

Sequel-i më i keq: Breaking Dawn Part II 

Çifti më i keq i aktorëve: Mackenzie Foy dhe Taylor Lautner (Breaking Daën, Part II) 

Skenari më i keq: That's My Boy!