Princ Harry del publikisht me modelen

Princ Harry del publikisht me modelenLONDER- Princ Harry e ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij modele gjatë një pushimi romantik të skijimit në Zvicër. 

Princi i ri, i cili është votuar si beqari më i famshëm muajin e kaluar, është fotografuar duke përqafuar bionden Cressida Bonas në një resort skijimi në Verbier të mërkurën. 

Harry për momentin është duke shijuar pushimet dimërore me Bonas, bashkë me xhaxhanë e tij princin Andrew dhe princeshat Beatrice dhe Eugenie. 

Për herë të parë ai ka nxitur thashethemet për romancën e tij me Bonas vitin e kaluar kur janë parë duke festuar në Londër së bashku. 

Harry më herët ka dalë me bionden e lindur në Zimbabwe, Chelsy Davy, por lidhja e tyre ka mbaruar në vitin 2010.